Tentoi të hidhej nga vinçi, 50-vjeçari: Kërkoj kompensim për vitet e burgut
TIRANE – Një ditë më parë Xhemal Xhurra kërcënoi të hidhej nga një lartësi prej 84 metrash, për arsye ekonomike. Ai kërkon lekët e kompensimit të burgut në periudhën e komunizimit.
I kontaktuar nga televizioni NEWS24, jashtë kamerave, Xhemal Xhurra bën të ditur se ka qenë i dënuar për agjitacion-propagandë dhe tentativë arratisjeje. Tetë vitet e para të burgut i ka vuajtur në Burrel dhe pjesën tjetër në Spaç.
Ai tregon se ka plotësuar të gjithë dokumentacionin për të marrë kompensimin financiar për 22 vitet e burgut.
Sipas Xhurës, në vitin 2009 ka marrë 10 milionë lekë të vjetra, si këstin e parë dhe të vetëm, ndërkohë që nuk ka përfituar më fond kompensimi.
Xhurra shpjegon se sipas ligjit duhet të përfitojë kompensim financiar deri në vitin 2020 dhe shuma që duhet të marrë është e konsiderueshme.
Ai bën të ditur për NEWS24 se ndodhet në një gjendje të vështirë ekonomike, i papunë, i pastrehë dhe nuk merr asnjë asistencë apo ndihmë tjetër nga shteti.
Mosmarrja e fondit të kompensimit për vitet e burgut, që përbëjnë edhe burimin e vetëm të jetesës për të, ka qenë arsyeja që ka shtyrë 50-vjeçarin të tentonte vetëvrasjen duke u hedhur nga 84 metra lartësi.
(er.nu/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Policia, 70 minuta për të shpëtuar ish-të dënuarin