E Shtunë, 31 Tetor 2026

Novara, e kobshme për Interin

Novara është bërë pengesë e pakalueshme për Interin. Skuadra e fundit në tabelë në Serie A, e ndihmuar nga paraqitja e shkëlqyeshme e portierit shqiptar Samir Ujkani, mposhti Interin 1-0 në Giuseppe Meazza.

Golin vendimtar e realizoi sulmuesi Andrea Caracciolo në minutën e 56-të. Kjo është humbja e nëntë e Interit deri më tani gjatë këtij sezoni në Kampionatin italian, e dyta nga Novara (që e kishte mposhtur 3-1 në shtëpi).

Kurse, Novara regjistroi fitoren e parë në Giuseppe Meazza nga viti i largët 1953. Në ndeshjet tjera në Serie A, Catania shkatërroi Genoan 4-0 kurse Atalanta dhe Lecce barazuan 0-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›