E Diel, 1 Nëntor 2026

Zenit, 15 milionë euro për Zaraten

Afati kalimtar në Rusi nuk mbyllet deri më 24 shkurt dhe Zenit St Petersburg synon që para kësaj date të transferojë sulmuesin Mauro Zarate, aktualisht i huazuar në Inter nga rivali Lazio.

Sipas medieve italiane, Zenit, skuadër e udhëhequr nga trajneri italian Luciano Spalleti është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro për sulmuesin argjentinas, për të cilin ka përgatitur pagë prej 3 milionë eurosh në vit.

Mungojnë edhe dy javë deri në mbyllje të afatit kalimtar në Rusi andaj ka mjaft kohë për realizimin e një marrëveshjeje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›