Romney në Poloni

Më përpara, republikani pati vizituar Izraelin dhe Britaninë e Madhe.
Takimi i Romney me Walesan, luftëtarin e paepur për demokraci gjatë sistemit të egër komunist ishte gjerësisht simbolik.
Megjithatë, vizita e republikanit është bojkotuar nga sindikata e famshme “Solidarnosc”, e cila e drejtuar nga Walesa në vitet 1980, luajti një rol kyç në transformimin e vendit në demokraci.
Në Izrael, sfidanti i Obamës ngjalli tërbimin e autoriteteve palestineze me një koment mbi ekonominë e Palestinës, pasi vlerësoi se ndryshimet kulturore shpjegojnë se përse Izraeli është një vend shumë herë më i begatë.
Njëkohësisht, Romney mori edhe kritikat e kryebashkiakut të Londrës, pasi vlerësoi se kryeqyteti britanik nuk ishte ende i gatshëm për të pritur Lojërat Olimpike.