E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kahn kritikon Sammerin

Legjenda e Bayern Munichut, Oliver Kahn ka kritikuar drejtorin e ri sportiv të klubit, Matthias Sammer, duke theksuar se qasja e tij do të sjellë konflikt te gjiganti bavarez.

Ish portieri Kahn, i cili luajti për Bayernin nga 1994 deri më 2008, shprehu brengat e tij rreth Sammerit, i cili më herët gjatë kësaj vere u emërua në detyrë si zëvendësim për Christian Nerlingerin.

“Prania e Sammerit në stërvitje dhe komentet e tij rreth taktikës së skuadrës e bëjnë atë të duket si një trajner i dytë. Ndërhyrja në përgjegjësinë e trajnerit mund të sjellë konflikt”, shkroi Kahn në komentin e tij të publikuar në Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›