Romni korr fitore të thellë në Florida

Romni fitoi 46% të votave, por rivali i tij Neët Gingrich, i cili fitoi vetëm 32% tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet. Santorum përfundoi garën e Floridas në vendin e tretë me 13% dhe Paul i katërti me 7%.
Kjo fitore në shtetin ku dielli shkëlqen i jep Romnit fitoren e dytë, pas asaj në Nju Hampshajër dhe i jep mundësinë të pretendojë të gjithë delegatët e Floridas (50).
Një pretendenti për t’u bërë kandidati zyrtar i republikanëve i nevojiten 1444 delegatë. Shtet pas shteti secili prej kandidatëve përpiqet ta arrijë këtë numër.
Pavarësisht llafologjisë dhe programit që ka, çelsi i suksesit për Romnin duket se janë fondet e shumta që ka hedhur në fushatë. Vetëm muajin e fundit ai ka shpenzuar plot 16 milionë dollarë në Florida. Romni dha 13 000 reklama televizive teksa Gingrich vetëm 200.
Gjatë fjalimit të fitores në Florida, Romni sulmoi Obamën duke i thënë se “Zoti President, ju u zgjodhët të udhëhiqnit ndërsa ju zgjodhët të ndiqni, tani është koha të hapni krahun”.
“Lidershipi im do t’i japë fund epokës Obama dhe do të fillojë një epokë të re të prosperitetit amerikan”, tha ai mes brohoritjeve. Romni premtoi se nëse fiton ai do të frenonte shpenzimet e qeverisë, do të balanconte buxhetin dhe do të shfuqizonte ligjin për kujdesin shëndetësor të Obamës./Start/F. P/
2012-02-01 08:31