Edhe Maiconi në PSG ?
_234526.jpg)
Paris Saint-Germain është shumë i interesuar për transferimin e futbollistëve brazilian. Pas angazhimit të mbrojtësit të majtë të Barcelonës, Maxwell, drejtori sportiv i PSG-s, Leonardo është duke bërë përpjekje për blerjen e yllit të Interit, Maicon.
Para ndeshjes kundër Lille në Kupën e Francës të mërkurën mbrëma, bashkëkombësi i Maiconit, mbrojtësi i Olympique Lyonit, Michel Bastos ka deklaruar për televizionin France 3 se futbollisti i Interit është në prag të transferimit në PSG.
Përveç tij, PSG tashmë dihet publikisht se kërkon edhe sulmuesin brazilian të Milanit, Alexandre Pato.