Ronaldinho shkon në Japoni?

Ronaldinho duket se është lodhur duke luajtur në Flamengo.
Sipas shtypit brazilian, ylli i shumë skuadrave evropiane po e shqyrton mundësinë që karrierën ta vazhdojë në Japoni, më saktësisht në ekipin Kawasai Frontale, i cili luan në J-League 1, më saktësisht në elitën e futbollit të këtij vendi.
Ekipi japonez i ka bërë ofertë të majme përfaqësuesit brazilian, i cili do ta shqyrtojë atë me kujdes.
Ronaldinho ishte kthyer në Brazil gati një vit më parë, ndërsa në Evropë kishte luajtur me ekipet Paris Saint Germain, Barcelona dhe Milan.