Disiplina dënon Bylisin, spektatorin Dashnor Sula të Peqinit dhe Shpëtim Gjikën
Vendimet e Komisionit te Disiplines:
KF Bylis per hedhje te gureve ndaj zyrtarit te ndeshjes me pasoje demtimin fizik te ketij te fundit ne baze te nenit 67.3/b te KDS denohet me 4 ( kater ) ndeshje pa spektatore dhe 1.500.000 ( njemilion e peseqind mije ) leke gjobe .
Zyrtari i KF Flamurtari Shpetim Gjika per sjellje te keqe ndaj zyrtareve te ndeshjes ne baze te nenit 49.2 te KDS denohet me 8 ( tete ) ndeshje perjashtim nga aktivitetet dhe 500.000 ( peseqindmije ) leke gjobe .
KF Shkumbini per hedhje sendesh te forta ne fushe nga spektatoret ne baze te nenit 67.3/a te KDS denohet me 300.000 ( treqindmije) leke gjobe .
Spektatori Dashnor Sula per fyerje te zyrtareve te ndeshjes bazuar ne nenin 57.1 te KDS denohet 8 ( tete ) ndeshje perjashtim nga aktivitetet .
KF Laci per marrje te me shume se 5 masave ndeshkuese ( kartona te verdhe dhe te kuq ) ndaj lojtareve ne baze te nenit 52.1/a denohet me 100.000 ( njeqind mije ) leke gjobe .
KF Turbina per mosgarantim te sigurise se zyrtareve te ndeshjes ne baze te neneve 65.c , 66.1 e 141.1/b te KDS denohet me 20.000 ( njezet mije ) leke gjobe.
KF Memaliaj per hedhje sendesh te forta ne fushen e lojes ne baze te neneve 67.3/a dhe 141.1/b te KDS denohet me 60.000 ( gjashtedhjete mije ) leke gjobe .
Zyrtari i KF Memaliaj Asllan Seferi per sjellje te keqe ndaj zyrtareve te ndeshjes ne baze te nenit 49.2 dhe 141.1b te KDS denohet me 8 ( tete ) ndeshje perjashtim nga aktivitetet dhe 100.000 ( njeqindmije ) leke gjobe .
Lojtaret e KF Memaliaj Dorian Hima dhe Heklan Jaupaj per fyerje dhe ofendim te zyrtareve te ndeshjes ne baze te neneve 57.1/a dhe 141.1/b denohen secili me 2 ( dy ) ndeshje pezullim dhe 20.000 ( njezet mije ) leke gjobe .
Zyrtari i KF Burreli Drilon Skura per fyerje ndaj zyrtareve te ndeshjes bazuar ne nenet 48.2/a , 48.3 dhe 141.1/a te KDS denohet me 3 ( tre ) ndeshje perjashtim nga aktiviteti 50.000 ( pesedhjetemije ) lek gjobe .
KF Ada U-17 humbet ndeshjen ne tavoline me KF Besa U-17 ne baze te nenit 66.2 te KDS per deshtim ne organizimin e ndeshjes.
KF Kamza U-17 fiton ne tavoline ndeshjen me KF Shkumbini U-17 ne baze te nenit 56.1 te KDS .
Shqyrtimi i problematikave disiplinore per ndeshjen KF Gramshi KF Turbina Kampionati U-17 do te shqyrtohen mbledhjen e rradhes se Komisionit te Disiplines pasi do te therriten zyrtaret e ndeshjes per te deshmuar . Ngarkohet sektori i Garave prane FSHF te njoftoje zyrtaret e ndeshjes .
Shqyrtimi i kerkeses se lojtarit Santiago Dalipaj shtyhet per mbledhjen tjeter te Komisionit te Disiplines ne menyre qe te njihet Komisioni me vendimin e denimit te tij .
Kerkesa e KF Memaliajt per falje e futbollisteve Dritan Seferi , Denis Mema dhe Adelajd Caushi e paraqitur nga Sekretari i KF memaliaj Asllan Seferi nuk u mor ne shqyrtim pasi te drejten per te kerkuar pezullimin e pjesshem te zbatimit te denimit e kane personalisht vetem lojtaret e denuar.
