Federata Shqiptare e Futbollit gjobitet me 50 000 euro nga UEFA

Një mandatë na erdhi, por një tjetër mund të vijë, madje edhe më e rëndë. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) u gjobit me 50 000 euro nga UEFA pas ngjarjeve në ndeshjen Shqipëri-Francë në 2 shtator në “Qemal Stafa”.
Vendimi nga UEFA u mor pasi u gjykuan sendet e fotra të hedhur në fushë nga tifozët si dhe fishekzjarrët e ndezur në tribuna.
Shqipëria humbi 1-2 ndaj Francës, pasi pësoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë u realizua goli i vetëm kuqezi nga Erion Bogdanit.
UEFA motivoi gjobën e madhe me faktin se kjo është një sjellje e përsëritur e tifozëve në ndeshjet e Shqipërisë në “Qemal Stafa”, ndërsa pritet të ketë ndëshkim edhe për tymueset e hedhura në fushë gjatë ndeshjes tjetër eleminatore të Euro 2012, luajtur më 11 tetor ndaj Rumanisë po në “Qemal Stafa”.
Ndaj rumunëve, u ndamë barazim 1-1, ndonëse Hamdi Salihi shënoi i pari për Shqipërinë, ndërsa ajo ishte ndeshja e fundit e trajnerit kroat, Josip Kuzhe, në stolin e përfaqësueses.