Ferdinand, zgjedhja e dytë e Man Utd

Sir Alex Ferguson nuk e konsideron më si zgjedhje të parë veteranin Rio Ferdinand. Menaxheri i ‘Djajve të Kuq’ po ua jep rastin më shumë lojtarëve të rinj, ndërsa përfaqësuesi anglez i ka kaluar të tridhjetat.
“Rio është 33 vjeç dhe nuk është më ai i disa viteve më parë. Është normale që për Manchester Unitedin, ai nuk është më zgjedhja e parë”, deklaroi trajneri skocez. Nemanja Vidic mbetet mbrojtësi kryesor i qendrës, ndërsa i rëndësishëm ka filluar të bëhet edhe Jonny Evans.
Për Ferdinandin, interesim ka shfaqur Roma.