E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, numër 1 në botë

Barcelona është ‘mbretëreshë’ e futbollit mirë në botë për momentin. Të paktën kështu vlerëson Instituti për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS), i cili çdo muaj e publikon listën e klubeve më të mira në botë.

Ekipi i Pep Guardiolës ka shënuar një rekord të ri. Skuadra katalunase udhëheq për herë të 38-të (rekord absolut) në renditjen e IFFHS-së, duke e kaluar Milanin, që udhëhiqte 37 herë dhe Manchester Unitedin, 33.

Në klasifikimin më të ri, i cili përfshin periudhën 1 nëntor 2010 – 31 tetor 2011, kampioni aktual i Evropës dhe Spanjës prin përpara rivalit vendor Real Madrid dhe kampionit anglez, Manchester United. Çuditërisht, skuadrat italiane kanë mbetur jashtë Top 10.

Top 10 klubet e botës:

Barcelona 335 pikë

Real Madrid 309

Manchester United 280

Vélez Sarsfield 263

Porto 251

Schalke 250

Manchester City 235

Bayern Múnich 233

Universidad 228

Santos 228

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›