E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi Cassano Lojtari me i mire italian

Silvio Berlusconi i ka bërë vizitë Milanit në grumbullimin e kuqezinjve duke përshëndetur lojtarët dhe trajnerin Allegri.

“Ju falenderoj për vendin e parë në klasifikim. Uroj që të vazhdoni të jeni të parët edhe në qershor”, u shpreh Berlusconi.

Më pas, kryeministri italian foli me Antonio Cassano-n: “Jam shumë i lumtur që erdhe të luaje me Milanin. Ti je talenti më i madh italian.”

Pronari i kuqezinjve foli edhe për Ronaldinho-n: “Më vjen keq që u largua nga Milan sepse ai është lojtari më i mirë në botë përsa i përket shpejtësisë me të cilën mendon dhe vepron në fushën e lojës. Por, kjo ishte zgjedhja e tij.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›