E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo? Dunga nuk lëkundet

As kësaj here trajneri i “Seleçaos” nuk e pa të arsyeshme ta grumbullojë Dinjon për miqësoren me Irlandën dhe ka marrë kritika nga të gjitha anët për këtë vendim.

Megjithatë, ish-kapiteni i Brazilit duket i vendosur në projektin e tij për skuadrën që do të marrë me vete në Afrikën e Jugut në qershor.

Në prag të sfidës miqësore me Irlandën e Xhovani Trapatonit në “Emirates Stadium”, Dunga u shpreh: “Unë ec përpara në rrugën time. Lojtarët e grumbulluar janë gjithnjë më të mirët. Kështu do të jetë edhe në Kampionatin Botëror, prandaj pyetjet dhe përgjigjet janë gjithmonë të njëjtat. Përherë ka pasur presion mbi trajnerin e kombëtares së Brazilit”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›