Fier, 5 komisionerë të Ruzhdijes në ndjekje penale
Bëhet fjalë për komisionerët e fshatit tejet të përfolur, atë të Ruzhdijes.
Prokuroria e Fierit ka akuzuar për manipulime komisionerët Bujar Kararaj, kryetar i komisionit, Pëllumb Myrtaj zëvendëskretar dhe anëtarët e komisionit Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj dhe Shezai Kararaj. Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se nga 592 zgjedhës, kishin votuar 525 prej tyre, ndërkohë që 111 ishin emigrantë.
Kjo ka bërë që të nisin hetimet për të zbuluar manipulimin në këtë qendër votimi. Nga të dhënat, rezultonin se 80 persona që ishin jashtë shtetit gjatë periudhës së zgjedhjeve kishin “hedhur” votën në kuti, edhe pse nuk ishin të pranishëm. Sipas prokurorisë, komisionerët kanë falsifikuar firmat e emigrantëve, numrat e pasaportave dhe numrat e kartave të identitetit.