E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo: Me Milanin deri sa të mbush 40 vjeç

Dinjo po kalon një moment të mrekullueshëm me Milanin, dhe super ndeshja e së dielës duket se do të jetë prova e vërtetë për të besuarit e Leonardos.

“Tani që kam 30 vite mbi supe, në kokën time është vetëm Milani dhe futbolli”, deklaron Ronaldinjo.

Lidhur me rinovimin e kontratës me klubin, Ronaldinjo shprehet: “Dua të luaj në këtë ekip deri në moshën 40 vjeçare, dhe për këtë kontrata nuk është problem”.

Më tej braziliani thekson se për të më e rëndësishme është të ndjehet i lumtur, dhe këtë gjë po e kalon te Milani i drejtuar nga Leonardo.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›