Një avion i “Albania Airlines”, bën ulje emergjente
Policia e Tiranës tha se defekti i avionit nuk dihet ende, por me rëndësi është fakti se nuk ka pasur asnjë të lënduar. Avioni ka qëndruar në ajër për 40 minuta gjer sa i është mbaruar karburanti. Avioni me 100 pasagjerë ishte nisur drejt Torinos në Itali. Edhe pse janë nisur me vonesë, pasagjerët janë rikthyer sërish në pika ku ishin nisur, në pritje të një udhëtimi të dytë me një avion tjetër. Duket se problemet po e ndjekin nga pas kompaninë “Albania Airlines”, ku të dielën 110 pasagjerë të nisur për në Itali, përfunduan në Sllovaki, për shkak të protestës së pilotëve.