Policia hetime për ndërperjen e dritave në “Qemal Stafa”
“Për sqarimin e rrethanave të ngjarjes është formuar një grup hetimor i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore, Ekspert Kriminalist dhe Ekspertë të tjerë, i cili po kryen hetimet e nevojshme në vendin e ngjarjes”, sqaroi policia e kryeqytetit. Organet e policisë kanë zhvilluar hetime në vendin e ngjarjes, të cilat do të vijojnë deri në zbulimin e plotë të shkaqeve. Për këtë arsye, janë pyetur në lidhje me shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike në stadium, punonjës të Qendrës Sportive SH.A si dhe punonjës të OSSH. Është bërë e mundur, sekuestrimi i të gjithë dokumentacionit përkatës dhe i korespondencës mbi organizimin e kësaj ndeshje. Ndërkohë që është informuar, Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë.