E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinjo zgjidhet si “Futbollisti i Dekadës”

Braziliani Ronaldinjo është zgjedhur si “Lojtari i Dekadës në Futboll” nga revista prestigjioze “World Soccer” ditën e djeshme, ndërsa Lionel Mesi është zgjedhur si “Futbollisti i Vitit”. Votimi është bërë nga lexuesit për vitet 2000 deri në 2009. Ronaldinjo, që është zgjedhur “Futbollisti i vitit” në 2004 dhe 2005, ka lënë pas Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon në këtë klasifikim. Një tjetër çmim i revistës ishte ai për skuadrën e vitit, që i shkoi Barcelonës. Mesi ndërkohë është argjentinasi i parë që shpallet Lojtari i Vitit që pas Maradonës më 1986, ndërsa ai udhëheq listën e futbollistëve të Barcelonës që ndodhen në këtë klasifikim, ku futen edhe Andres Iniesta e Ksavi Hernandez. Ndërkohë trajneri i vitit është shpallur ai i Barcelonës Pep Guardiola, që ka lënë pas ish-teknikun e Volfsburgut Feliks Magat si edhe atë të Mançester Junajtid Aleks Ferguson.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›