E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Dua trofe me fanellën e Realit

Kristiano Ronaldo thotë se është më shumë i interesuar që të fitojë trofe me Real Madridin sesa të shpallet golashënues më i mirë në La Liga.
"Jam i sigurt se do ta fitojmë titullin. është me rëndësi të shqetësohemi vetëm për veten tonë dhe të vazhdojmë në mënyrë të njëjtë. Besojmë në shanset tona", ka thënë portugezi për AS.
Për sa i përket titullit të golashënuesit më të mirë, Ronaldo ka thënë: "Nuk shqetësohem për të. Dua të fitoj trofe kolektive me Real Madridin".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›