E Shtunë, 31 Tetor 2026

E zgjodhi Hamburgun para Fulham

Sulmuesi i Hamburgut, Ruud van Nistelrooy, ka treguar se para se të transferohej tek Hamburg, ka mundur t’i bashkohej Fulhamit, pikërisht kundërshtarit të ekipit gjerman, në gjysmëfinale të UEFA Europa League.

Sulmuesi holandez ishte kërkuar nga disa klube të Premierligës në janar, duke përfshirë klubet Tottenham Hotspur dhe Fulham. Por, 33 vjeçari e zgjodhi klubin gjerman përpara atij anglez, pasi që vlerësoi se tek Hamburg mund të kishte mundësi më të mira të fitonte trofe.

“Fulham e kishte pyetur Realin për mua, por nuk kishte ardhur me një propozim konkret. Vendimi për t’iu bashkuar Hamburgut kishte të bënte vetëm me aspektin sportiv. Unë jam ende mjaft ambicioz dhe dëshiroj të luaj sa më shumë minuta të mundshëm këtë sezon. E zgjodha Hamburgun sepse është një klub ambicioz”, ka thënë ish sulmuesi i Manchester United për tabloidin The Sun.

Van Nistelrooy nuk e la pa përmendur Fulhamin, për të cilin thotë se e ka befasuar me sukseset e këtij sezoni. Van Nistelrooy, i cili nuk ka fituar kurrë tituj evropianë me ekipet PSV Eindhoven, Manchester United dhe Real Madrid, në 8 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon me Hamburg ka realizuar 4 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›