Dinjo, deri në 2014-n falë Emirates
Milan
Ronaldinjo nuk do të ikë. Milani është gati të zgjasë kontratën e brazilianit deri më 2014-n me shifra të reduktuara në përputhje me politikën e re të kursimeve të klubit kuqezi. Vëllai menaxher, Roberto de Asis, ka pranuar se rinovimi është i mundshëm falë ndërhyrjes së sponsorit të ri “Fly Emirates”. Pas skadencës së kontratës aktuale në shifrat te rreth 8 milionë euro, Gaucho është gati të rinovojë një kontratë 4-vjeçare për 5-6 milionë euro. Marrëveshja përfundimtare me sheikun Ahmed Bin Saeed Al Maktoum parashikon që numri 80 i kuqezinjve të bëhet imazhi i “Emirates Airlines” deri në fund të marrëveshjes së sponsorizimit të kompanisë ajrore.
#