E Diel, 1 Nëntor 2026

Uruguaj, pranëkualifikimit, mund3-0 Afrikën e Jugut

JOHANESBURG- Afrika e Jugut thuajse i ka dhënë lamtumirën Kupës së Botës, pas disfatës 3-0 të pësuar të mërkurën nga Uruguaj në stadiumin e Pretorias. Skuadra vendase është shumë pranë largimit të parakohshëm nga turneu, duke mos treguar asgjë ndaj një rivali që ka qenë dominues në fushën e lojës.

Diego Forlan udhëhoqi edhe në këtë takim amerikano-jugorët, duke shënuar dy gola dhe duke u bërë kryegolshënuesi i kampionatit botëror. Pritej një takim i vështirë për Uruguajn, por në të vërtetë ndeshja është zgjidhur shumë shpejt. Goditja e Forlan në minutën e 24-t ka marrë një trajektore të çuditshme dhe topi ka përfunduar në rrjetë. 

Skuadra e Parreirës tentoi të bënte diçka, por e ka pasur tepër të vështirë ndaj një ekipi të mirëvendosur në fushën e lojës. Në pjesën e dytë, gjithçka u mbyll në minutën e 76-të, kur portieri Kune’ ndërhyri rëndë ndaj Suares dhe arbitri Busaka akordoi penallti e karton të kuq. Pas 4 minutash ndërprerje, Forlan shënoi golin e dytë, ndërsa në shtesë Pereira vulosi shifrat.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Zhgënjen Spanja, Zvicra fiton Kili, fitore bindëse ndaj Hondurasit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›