Ronaldo: Tërhiqem pas një viti
Ronaldo mbyll më në fund një vit pozitiv, me rikthimin te goli dhe kualifikimi për në Kupën Libertadores me Korinthiasin. “Do të ishte e mrekullueshme të fitoja Libertadoresin, këtu në Brazil ndodhin gjëra të pabesueshme, të shohim se çfarë do të ndodhë. Ideja ime është të luaj edhe një vit tjetër dhe nëse gjithçka shkon mirë, do ta mbyll karrierën time”, u shpreh sulmuesi.
Ai gjen rastin për t’i falenderuar të gjitë, klubin me të cilin luan tani dhe gjithë Brazilin, sportiv ose jo. “E kisha humbur besimin, duke parë dëmtimet e shumta që shoqëruan karrierën time, sidomos atë të vitit 2000. Por shikoja shumë tifozë, edhe te Palmeiras e San Paolo, që vinin në stadium për të më parë dhe kjo tregon lidhjen time me të gjithë brazilianët. Kjo është një ndjesi më e bukur se të luash në një ekip europian”, shtoi ai.