Udhëtim i vështirë

Të premten skuadra e Kastriotit, në konkurrencën e meshkujve, ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku të shtunën do ta luajë ndeshjen e parë ndaj VfL Gummersbach në kuadër të rrethit të tretë të Cup Winners Cup (kupës së fituesve të kupave).
I vetëdijshëm për cilësinë që ka ekipi gjerman, trajneri i ekipit ferizajas, Fatmir Syla, ka thënë se Kastrioti në këtë takim do të hyjë për të treguar paraqitje sa më të mirë.
Dihet se çfarë skuadre është Gummersbach. Ky ekip është kampion i dhjetëfishtë i Gjermanisë. Po ashtu, pesë herë ka fituar tituj në kupat evropiane. Më së miri e tregon ky fakt se çfarë skuadre të fortë kemi punë, ka deklaruar Syla pak para nisjes për në Gjermani.
Megjithatë, ne nuk shkojmë që të dorëzohemi. Përkundrazi, do të luftojmë deri në fund. Hendbollistët e mi janë përgatitur në të gjitha pikëpamjet. Nuk kemi mungesa dhe nga të gjithë hendbollistët pres paraqitje sa më të mirë. Është e tepër të themi se shkojmë për rezultat të favorshëm, por qëllimi ynë është të humbim me diferencë sa më të vogël, theksoi ai.
Në anën tjetër, trajneri i VfL Gummersbach, Sead Hasanefendic, beson se ekipi i tij do ta sigurojë kualifikimin nga ky rreth që në ndeshjen e parë.
Kundër Kastriotit do të luajmë sikur ndaj ekipeve të kampionatit tonë. Ne duam të luajmë lojë të fortë, për çka edhe jemi përgatitur mirë. Qëllimi ynë është të kualifikohemi në rrethin e ardhshëm. Besojmë se në ndeshjen e parë do të kryejmë punën tonë ndaj një rivalit të panjohur, ka thënë Hasanefendic për ueb faqen zyrtare të klubit.
Takimi ndërmjet Gummersbach dhe Kastriotit zhvillohet në palestrën sportive Eugene Haas të Gummersbach nga orën 19:00.