E Diel, 1 Nëntor 2026

8 skuadra për 4 vende, Afrika pret verdiktet e fushave...

Rusia do të presë Slloveninë, në ndeshjen që do të luhet në orën 18:00. Vendasit kanë një mundësi të mirë për të marrë një rezultat pozitiv në fushën e tyre, në mënyrë që të hedhin një hap përpara drejt kualifikimit.

Greqi-Ukrainë dhe Irlandë-Francë janë dy përballjet që do të luhen në orën 20:00. Gjithçka është e hapur, megjithatë, takimet e sotme janë tepër të rëndësishme. Trajneri i Francës, Rajmond Domenek, e ka të sigurt shkarkimin nëse nuk arrin t’i çojë “Gjelat” në Botëror.

Në orën 22:30 Portugalia pa Kristiano Ronaldon do të presë në shtëpi Bosnjë Hercegovinën, në një takim ku të besuarit e Karlos Keiroz do të kërkojnë patjetër fitoren, për ta pasur gjithçka më të lehtë në ndeshjen e kthimit.

Nga ana tjetër, për ballkanasit arritja deri në fazën play-off është një sukses, por kurrsesi nuk do të futen në fushën e lojës si inferiorë përballë “Brazilit të Europës” dhe do kërkojnë të bëjnë surprizën. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas katër ditësh.

Rusi – Slloveni (ora 18:00)
Greqi – Ukrainë (ora 20:00)
Irlandë – Francë (ora 20:00)
Portugali – Bosnjë Hercegovinë (ora 22:30)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›