Reali i Madridit, agonia prej dëmtimeve
Te Reali i Madridit nuk ka vetëm polemika, dyshime për të ardhmen e trajnerit dhe ethe për zgjedhjen e presidentit të klubit. Këto ditë, në ambientin rreth kampionëve të Spanjës, flitet edhe për "plaga de lesiones": plagën e dëmtimeve, që ka goditur skuadrën e drejtuar nga Bernd Shuster prej fillimit të sezonit. Në diçka më pak se katër muaj aktivitet, nga kontingjenti me 24 futbollistë, 16 prej tyre kanë përfunduar në infermieri (disa më shumë se një herë). Ky fenomen ka shërbyer si shkak për të përditshmen "As", që të përpilojë klasifikimin e dëmtimeve në klubet e mëdha evropiane. Me 20 dëmtimet e tij, Reali klasifikohet në vendin e dytë, pas Çelsit "të paarritshëm", që deri më tani është goditur nga 26 dëmtime, duke bërë që kontingjenti i Luis Felipe Skolarit të përgjysmohet në mënyrë të frikshme. Me 15 dëmtimet e deritanishme, Juventusi ndodhet në vendin e pestë, pas Mançester Junajted dhe Seviljas. Në radhët e Realit të Madridit, të vetmit që i kanë shpëtuar "epidemisë së dëmtimeve", janë tre portierët Kasiljas, Dudek e Kodina, si edhe Drente, Marselo, Van der Vart, Havi Garsia e Hainze.
Lojtarët - Reali i Madridit u paraqit në Minsk pa Van Nistelroin, Roben, De la Red, Diarra, Kanavaro dhe Hihuain. Dy të fundit nuk do të qëndrojnë jashtë fushave edhe për shumë kohë, ndërsa për të tjerët, periudha e rehabilitimit është e gjatë. Te spanjollët ka ndodhur gjithçka: nga frenimi i De la Red, arsyeja e të cilit ende nuk është sqaruar plotësisht, por që e ka lënë për një periudhë të pacaktuar në "bokse", te gjuri i Van Nistelroit, dëmtimi më problematik për mënyrën sesi po luante holandezi (autor i 10 golave në 11 ndeshje). Tetë muaj jashtë aktivitetit për sulmuesin dhe dhembje koke për trajnerin Bernd Shuster. Nuk mund të harrohen problemet e shumta muskulore të Arjen Roben. Që prej transferimit nga Çelsi për 36 milionë euro, në verën e vitit 2007, "tulipani prej kristali" është dëmtuar pesë herë: pak a shumë një herë në tre muaj.
Diagnoza - Pas ndeshjes me Rekreativon, Shuster deklaroi se "90 për qind e dëmtimeve kanë ndodhur gjatë ndeshjeve dhe nuk mund t‘i vihet faji intensitetit të stërvitjes". Në fakt, përqindja është e ekzagjeruar: gjatë takimeve kanë ndodhur dëmtime të rënda si ai i Shnajder (pas ndërhyrjes brutale të Diabit në miqësoren e luajtur në gusht me Arsenalin), i Van Nistelroit (kundër Juventusit), i De la Red (i cili u lëndua kundër Real Union) dhe ai i Higuan (të shtunën në mbrëmje). Ndërkohë që, të gjitha problemet e tjera kanë ndodhur gjatë seancave stërvitore.
Shkaqet - Në dyfaqëshin e dedikuar për këtë problematikë, gazeta "Marca" citonte gjashtë arsyet kryesore: kalendarin e tmerrshëm që po "shtrydh" lojtarët, stresin dhe rikuperimin "me kronometër", përsëritjen e të njëjtave dëmtime, që shkaktojnë aktivizimin pa pushim të lojtarëve të shëndetshëm, faktin se disa futbollistë janë më të prekshëm nga dëmtimet, presionin që ekziston ndaj stafit mjekësor të klubeve dhe sezonin e ngjeshur pas Evropianit e Olimpiadës. Përzierja e të gjithë këtyre faktorëve është shkatërrimtare, por Reali reziston dhe në fundjavë ishte e vetmja mes pesë kryesueseve që mori tri pikët e plota.