Ronaldo, e ardhmja tek Flamengo

Ronaldo po punon me intensitet te larte per te nisur nje sezon te ri qe prej muajit janar kur do te zbardhe edhe te ardhmen e tij.
Aktualisht, braziliani po pergatitet ne qendren stervitore te Flamengos ku eshte mundesia me e madhe per te qendruar edhe pas rekuperimit te demtimit ne gju qe e detyroi te kryeje nje operacion ne muajin shkurt.
Pavaresisht interesimit nga klube italiane por edhe Manchester City, “Fenomeni” duket se ka preferuar ta mbylle karrieren me klubin e tij te zemres ne Brazil. “Jam ne 70 % te formes time, me pak fjale, shume afer rikthimit ne fushe. Jam vene ne dijeni per interesimin e Manchester City-t, por aktualisht jam i perqendruar vetem ne programin e rekuperimit dhe nuk dua te mendoj per merkaton”, eshte shprehur asi brazilian.