Toni: Tek Bayern edhe per shume kohe

Sulmuesi modenez i Bayern Munich, Luca Toni nuk e mendon rikthimin ne kampionatin e vendit te tij ku u lind dhe u rrit si lojtar.
Nga qendra stervitore e kombetares se Italise ne prag te ndeshjes miqesore kunder Greqise, Toni ka shprehur deshiren per te qendruar edhe per nje kohe te gjate ne Gjermani, por ka lene nje mundesi te hapur.
“Ne Gjermani jam mire. Nuk e shikoj te afert rikthimin tim ne Itali sepse Bayern ka shume besim tek une. Me kane kerkuar te zgjas kontraten, por ne futboll asnjehere nuk i dihet se cfare mund te ndodhe…”, ka theksuar ish qendersulmuesi i Fiorentines.
Ne sezonin e tij te pare ne radhet e bavarezeve, Luca Toni u shpall golashanuesi me i mire i skuadres, duke dhene nje ndihme te madhe per t’u rikthyer tek titulli kampion.