E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo i motivuar Nuk e kemi frike Barcelonen

Cristiano Ronaldo është më shumë se i motivuar në prag të sezonit të ri. Ylli portugez i Real Madrid, io cili vazhdon përgatitjet me skuadrën e tij në Kinë nuk ka harrur të sfidojë Barcelonën dhe rivalin e tij më të fortë Lionel Messi. Sipaqs sulmuesit, madrilenët do të kërkojnë të fitojnë gjithgcka në sezonin e ardhshëm.

“Barcelona është një skuadër shumë e mirë, por ne nuk e kemi frikë. Këtë e treguam edhe në pëerballjet e fundit, që mund të ishin mbyllur ndryshe. Gjithsesi, tani mendojmë për sezonin e ardhshëm dhe jemi të bindur te forca jonë”, ka bërë të ditur Cristiano Ronaldo. I krahasuar dhe gjithmonë në një garë personale me Lionel Messin, portugezi ka thënë se ai e ndjen veten numri një në botë.

“Gjithmonë e dëgjoj këtë krahasim, por nuk dua të komentoj në lidhje me këtë. Unë jam numri një në botë, pasi luaj në një skuadër të madhe si Reali i Madridit. Edhe në këtë sezon dop të përpiqem të ndihmoj skuadrën në fitimin e trofeve”, ka thënë Ronaldo. Reali i Madridit po përgatitet për dy ndeshjet e fundit miqësore që do të luajë në Kinë përpara se të rikthehet në Spanjë për fillimin e kampionatit të ri të Primera Division.

Nertan Prifti
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 03 gusht 2011 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›