E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i djegur 20-vjecari dyshohet si narkoman

Policia gjeti sot paradite trupin e djegur të një të riu 20-vjeçar, në kodrat e Liqenit Artificial, këtu në Tiranë. I riu, identiteti i të cilit ende nuk bëhet publik, u gjet pranë një makine.

Trupi i pajetë i tij është dërguar në morgun e spitalit ku i është nënshtruar edhe ekzaminimeve mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes. Sipas të dhënave të para të mbledhura dhe kqyrjes së vendit të ngjarjes, rezulton se nuk bëhet fjalë për një vrasje.

Hetimet e deritanishme të policisë flasin për djegie aksidentale, si pasojë e mungesës se kontrollit të vetë të riut. Besohet se 20-vjeçari ka qenë përdorues i drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›