Haxhinasto- Jiechi Kina mbeshtet integrimin e Shqiperise

Kina do të nxisë biznesmenët e saj të investojnë në Shqipëri. Ky ka qënë një nga premtimet e Ministrit të jashtëm kinez Yang Jiechi në takimin me homologun e tij shqiptar Edmond Haxhinasto. Diplomati kinez ka mbërritur në një vizitë zyrtare në Tiranë dhe u takua pasditen e së mërkurës me zotin Haxhinasto. Të dy ministrat kanë vlerësuar rritjen e nivelit të mardhënieve në të gjitha fushat, ndërsa Jiechi ka mbështetur cdo përpjekje të Shqipërisë për integrimin në BE.
“Ashtu siç përmendi edhe kolegu im, ne kemi diskutuar për forcimin e mardhënieve. Ne do të inkurajojmë bizneset në Kinë të investojnë në Shqipëri në ato fusha që përmeni zoti Haxhinasto, por edhe në fushën e transporteve, kulturës dhe arsimit. Republika Popullore e Kinës mbështet integrimin e Shqipërisë në BE dhe ne jemi vërtet të kënaqur me zhvillimet e bëra në vitet e fundit, si dhe politikën e jashtme që Shqipëria ndjek në rajon” –tha Jiechi.
Kreu i diplomacisë shqiptare e cilësoi Kinën si partnerin e tretë të Shqipërisë për nga rëndësia ndërsa tha se të dy vendet po punojnë për heqjen e vizave për shtetasit Kinezë që udhëtojnë në Shqipëri. Më herët palët kanë nëshkruar edhe dy marveshje konkrete në fushën e energjitikës dhe turizmit.