E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anjeli kërkon bisedime, Petruci e Morati janë OK

ITALI- Presidenti i Juventusit Andrea Anjeli ka dhënë sinjale paqeje për futbollin italian, pas “stuhisë” me Federatën Italiane.

Në një konferencë për shtyp, ai kërkoi zhvillimin e një tryeze të rrumbullakët, ku të diskutohet për problemet e futbollit dhe për t’i dhënë fund njëherë e mirë pasojave të Calciopolit.

Anjeli paraqiti një ankesë në Gjykatën Sportive të Lacios, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 443 milionë eurosh.

Por, ditën e sotme, fjalët e tij janë mirëpritur nga presidenti i Komitetit Olimpik Xhani Petruci, që është shprehur i gatshëm për organizimin e tryezës. Në mbrëmje ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Interit Masimo Morati, që gjithashtu është shprehur Ok. “Jam dakord me Petrucin, por dua të ketë dialog dhe jo gjyq”, tha Morati.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›