E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo mbi peshë, në formë pas dy muajsh

“Jemi të ndërgjegjshëm që është mbi peshë”, u shpreh dje Valmir Kruz, përgatitësi atletik i Korinthiasit, i cili po ndjek nga afër riaftësimin e “Fenomenit” që prej dhjetë muajsh.

Por për të shuar zërat e ndryshëm që mund të lindin mbi shkaqet e kësaj gjendjeje, menjëherë mjeku brazilian ka sqaruar se “Ronaldo vuan nga uji i tepërt”, që në fakt, është më problematik se rasti i mëparshëm. Sipas Kruz, nuk do të punohet vetëm me ushtrime fizike, por edhe me kura të veçanta.

Megjithatë, përgatitësi atletik shprehet optimist mbi ritmet e përmirësimit të brazilianit, që sipas tij, po riaftësohet shpejt nga pikëpamja fizike. “Po punojmë për të hequr kilet e tepërta dhe besoj që në fillim të vitit tjetër do të mund të shohim Ronaldon më të mirë”, vijoi më tej Valmir Kruz.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›