Bie bora e parë në rrethin e Kukësit
Në disa fshatra të Kukësit si në komunat e Shishtavecit, Kalisit, Arrnit e Grykë Çajës të rrethit të Kukësit si dhe komunën e Lekbibajt të rrethit të Tropojës, kanë rënë reshjet e para të borës.
Këto fshatra ndodhen në lartësi mbi 1000 metrave mbi nivelin e detit. "Trashësia e dëborës në disa prej fshatrave të këtyre komunave ka arritur deri në 10 centimetra, por nuk ka ndonjë shqetësim për banorët", tha përgjegjësi i zyrës së emergjencave civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema.
Sipas tij, të gjitha akset rrugore që lidhin fshatrat me qendrat e këtyre komunave janë të kalueshme edhe pse si rrjedhojë e reshjeve të mëdha të shiut që përfshinë këtë zonë, lëvizja e mjeteve në disa akse rrugore rurale është vështirësuar.