Kolombi zbuloi Bahamasin, Kamerun Heple Shqipërinë

/* */
Dash FRASHERI - Sulmuesi i Tiranës nga Bahamasi, një vend i zbuluar nga Kristofor Kolombi në vitin 1492, Kamerun Heple, kishte vizituar më parë Italinë, Austrinë, Zvicrën, Francën dhe Holandën, por kurrë nuk e kishte menduar se një ditë do të luante në Shqipëri.
“Nuk kisha dëgjuar kurrë për vendin tuaj. Askush nuk më kishte folur më parë, përpara se menaxheri im të më sillte një ofertë futbollistike nga klubi i Tiranës. E pëlqeve sapo vura këmbën këtu. Shqipëria është një vend dy herë më i madh nga sipërfaqja, por gati dhjetë herë më shumë nga popullsia. E pëlqej shumë ushqimin. Shqiptarët janë miqësorë. Thuajse nuk e ndjej vetminë, megjithatë tani e tutje do të mbetem në histori si lojtari i parë nga Bahamasi që ka luajtur në Shqipëri”, - tha për gazetën “Telegaf”, Kamerun Heple, i cili jeton vetëm me të ëmën, pasi prindërit i janë divorcuar kur ai ishte vetëm shtatë vjeç.
Te Tirana gjatë merkatos u afruan edhe Muhamed Al Ajmi (Bahrein), Xhejms Situma (Kenia), Esama Etogo (Kenia), dhe Moses Arita (Nigeri), por ata për një aruse apo tjetër nuk janë më pjesë e klubit të Tiranës.
Kamerun Heple, ju jeni futbollisti i parë nga Bahamas, një shtet që ndodhet në Amerikën Qendrore, i cili luan për një ekip shqiptar. Cilat janë përshtypjet tuaja nga kjo aventurë e pazakontë?
Do ta vlerësoja me një fjalë të vetme: të mrekullueshme. Të luaja në Europë ishte një ëndërr e përhershme e imja. Dhe të luaj për Tiranën, është gjithashtu shumë tërheqëse. Është një mundësi e madhe për një lojtar që vjen nga një vend ishullor shumë i vogël. Në fakt, nuk e kisha menduar kurrë se do të ndodhte diçka e tillë. Të luaja për një ekip shqiptar. Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë për Shqipërinë! Tirana është një ekip i madh, vendi është i këndshëm. Me pak fjalë, do ta quaja një diçka të mrekullueshme. Është një eksperiencë e re. Gjithçka për mua këtu është diçka ndryshe. E pëlqej kulturën e të jetuarit në Shqipërinë, dhe gjithashtu ushqimin. Është një vend i bukur. Kam parë disa qytete gjatë udhëtimeve, kur ekipi im luan jashtë Tiranës.
Le të flasim për hapat tuaja të para në futboll. Në fillimet tuaja ju u provuat te dy klube me emër në Agli: Sauthempton dhe Uolverhempton. Si e vlerësoni atë eksperiencë?
Isha vetëm 13 vjeç dhe sigurisht të dëshiroja të provoja fatin tim. Futbolli në Bahamas është shumë amator dhe kërkoja të ekspozoja veten përpara këtyre klubeve angleze. Synimi im ishte të bëhesha një futbollist profesionist. Në Bahamas futbolli është vetëm për argëtim. Pasioni im ishte të luaja futboll, jeta ime është futbolli. Kështu që vendosa të provoja fatin në Angli, duke u testuar te dy skuadrat angleze, që në atë kohë ishin pjesë Championshipit. Do ta konsideroja një eksperiencë më tepër në jetën time. Isha një djalë i ri dhe dëshiroja të regjistrohesha në Akademinë e Futbollit të Sauthempton dhe pavarësisht se u pëlqeva nuk mund të shkoja dot në Angli, pa mbushur 17 vjeç. Kështu që, u ktheva të luaja për Bears, një Kategorinë Superiore të Bahamasit (Bahamian Neë Providence Football League).
Ju keni qenë pjesë e ekipeve Kombëtare të moshave të Bahamas, nga U-17 deri te U-23, madje në moshën 15 vjeç luajtët edhe me Kombëtaren e madhe. Çfarë kujtoni?
Ishte diçka e madhe për mua, të isha pjesë e kombëtareve të vendit tim. Kam luajtur shumë ndeshje ndërkombëtare dhe fitova një eksperiencë të çmuar. Me Kombëtaren e madhe kam luajtur në kualifikueset e Kupës së Botës 2006, në një ndeshje kundër Republikë Dominikane në mars të vitin 2004, kur isha unë vetëm 15 vjeç. Qysh atëherë kam luajtur 12 ndeshje me ekipin Kombëtar. Kam shënuar një gol kundër ekipit Turks & Kairos, një shteti-ishull që ndodhet në Detin e Karaibeve, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Brazil 2014”. Dëshiroj të ndihmoj sa më shumë ekipin tim. Kam pasur fatin të kem një trajner, i cili me lejoi dhe më dha mundësinë të luaj me Kombëtaren, në një moshë shumë të re, 15 vjeç. Nuk e di nëse unë jam lojtari më i ri në moshë, që ka luajtur për Kombëtaren, por kjo nuk më intereson. Gjithsesi, të luash në atë moshë është shumë argëtuese.
Ju vini nga një vend shumë i largët me Shqipërinë, Bahamas, na e përshkruanin pak atdheun tuaj?
Vendi im është shumë i pasur. Është një vend i formuar nga një arkipelag i madh ishujsh. Nga pikëpamja e vendosjes gjeografike, është shumë afër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bie fjala, unë mund të nisem në mëngjes herët në Florida, në Majami, të bëj shoping të kthehem pas disa orës në shtëpi. Udhëtimi zgjat vetëm 45 minuta me avion. Bahamas është një shtet që vizitohet shumë nga turistët amerikanë. Shumë investitorë vijnë për të ndërtuar hotele, për t’u mundësuar turistëve të shpenzojnë më shumë para gjatë pushimeve. Kemi shumë ishuj, të cilët janë shndërruar thuajse të gjithë në resorte turistike. Është një vend shumë i bukur. Ka diell, rërë dhe det çdo ditë të vitit. I vetmi problem është trafiku, pasi ishujt janë shumë të vegjël. Janë si qytetet, ec e ndalo-ec e ndalo. Personalisht jam rritur në një vend shumë të këndshëm. Në fakt, është e vështirë ta shpjegosh, pasi është totalisht e ndryshme me Shqipërinë, kulturë e ndryshme, atmosferë e ndryshme. Unë jam mësuar të jetoj vetëm.
Për të ardhur nga Bahamas në Shqipëri, keni nevojë për 32 orë fluturim, çka dhe ju ka detyruar të qendroni këtu. A ju ka marrë malli për afërmit tuaj?
Sigurisht. Nëse sportistët e tjerë të huaj, kam parasysh ata nga Ballkani, kanë pasur mundësi të rikthehen në fundjavë pranë të afërmëve të tyre, unë nuk e kam pasur këtë gjë. Më ka marrë malli për familjen time, nënën time, por dhe për miqtë e mi. Kam kohë pa i parë, por e di se jam unë ai që kam zgjedhur të luaj kaq larg. Ky është futbolli. Është sporti, që unë dua prandaj ia vlen kjo sakrificë. Në Bahamas nuk luhet një futboll profesionist, ndërkohë që unë dua të jem i tillë. Për këtë arsye kur menaxherët e mia më ofruan mundësinë për të luajtur në Shqipëri, unë nuk e refuzova ofertën.Ju e filluar aventurën me Tiranën, më një ndeshje ndërkombëtare kundër Spartak Tërnavës në Ligën e Europës (korrik 2011), pikërisht 24 orë pasi mbërritët në Shqipëri. Një start ëndrrash për ju. Tani, pas pesë muajsh, cili është opinioni juaj për nivelin e futbollit shqiptar?
Mendoj se është dukshëm i një niveli më të lartë se ai që luhet në Bahamas. Kjo reflektohet edhe te ekipi Kombëtar. Ndoqa ndeshjet kundër Francës dhe Rumaninë. Shqipëria luajti shumë mirë në ato takime. Shqipëria ka potencial në futboll. Te ekipi im, Tirana, do të përmendja Bekim Balën, është një lojtar cilësor. Morina, gjithashtu. Bala dhe Gilman Lika kanë luajtur në Turqi, çka tregon se janë lojtar ne nivel të lartë. Tirana është një ekip i madh. Mendoj se ne mund të fitojmë kampionatin, por pse jo edhe Kupën e Shqipërisë.
Përshtypja më e madhe
Kamerun Heple jeton në kryeqytetin e vendit të tij, Nasau, një qytet me rreth 250 mijë banorë, thuajse tre-katër herë më i vogël se Tirana. “Qyteti dhe njerëzit këtu më kanë befasuar. Shumica flasin anglisht. Janë shumë të qeshur. Shëtis vazhdimisht më këmbë dhe kalohet shumë bukur. Kam provuar ushqime tipike shqiptare dhe kam filluar të kem edhe miq”.
Bahamasi, shteti me 690 ishuj
Bahamas është një shtet që konsiston në 29 ishuj, 661 mikroishujz dhe 2378 shkëmbinj ishullorë. Është i vendosur afër Kubës, Republikës Dominikane dhe Haitit. Është shumë afër Floridës së Shteteve të Bashkuara. Vendi ka një sipërfaqe totale prej 13 939 km2, me një popullsi 353 658 banorë. Kryeqyteti i tij është Nasau, rreth 250 mijë banorë. Bahamas ishte qendra e zbarkimit të parë të Kristofor Kolombit në “Botën e re” (Neë Ëorld) në vitin 1492. Vendasit, lukajanasit u bënë skllevër të spanjollëve deri në vitin 1648, përpara se ishujt të pushtoheshin nga kolonialistët anglezë. Bahamas u bë pjesë e Kurorës britanike në vitin 1718. në vitin 1807 tregtia e skllevërve u hoq nga Perandoria Britanike dhe shumë afrikanë të liruar nga anijet e skllevërve u vendosën në Bahama gjatë shekullit të 19-të. Në termat e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto për kapital, Bahamas është një nga vendet më të pasur të Amerikës, duke pasur Bermudën, Shtetet e Bashkuara, Ishujt Kajman, Kanadanë dhe Ishujt e Virxhinias Britanike, si dhe një nga më të pasurat në botë me popullsi me prejardhje afrikane.
Kush është Kristofor Kolombi?
Kristofor Kolombi (31 tetor 1451-20 maj 1506) ishte një eksplorues, kolonizues dhe lundërtar, i lindur në Republikën e Xhenoas, në veriperëndim të Italisë së sotme. Nën kujdesin dhe financimin e Monarkisë Katolike të Spanjës, ai kompletoi katër udhëtime përmes Oqeanit Atlantik, çka mundësoi edhe zbulimin e dy kontinenteve amerikane në Hemisferën Perëndimore, në vitin 1492. Udhëtimet e tij mundësuan procecin e kolonizimit spanjoll të “Botës së Re”.
Katër udhëtimet
Udhëtimi i parë
Në udhëtimin e parë (3 gusht 1492-15 mars 1493) u nis me tri anije dhe 20 veta dhe zbuloi San Salvadorin, Kubën, të cilën e quajti Huana, dhe Haitin.
Udhëtimi i dytë
Në udhëtimin e dytë (25 shtator 1493-11 qershor 1496) u nis me 17 anijë dhe 1500 marinarë dhe zbuloi Portorikon, Xhamajkën si dhe disa ujdhesa.
Udhëtim i tretë
Në udhëtimin e tretë (30 maj 1498-23 gusht 1500) u nis me gjashtë anije. Zbuloi Amerikën Jugore si dhe ishujt Trinidad, Sh.Vinsent, Grenada dhe Margarita.
Udhëtimi i katërt
Në udhëtimin e katërt (9 maj 1502-7 nëntor 1502) u nis me katër anije. Zbuloi Hundurasin dhe Panamanë. Vdiq i sëmurë në Valadolid më 20 maj 1506.