E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo nuk preferon perforcime nga rivalet e Barcelones

Kristiano Ronaldo perjashton cdo lojtar te Barcelones, per t'iu bashkuar Realit te Madridit, si perforcim i mundshem ne te ardhmen. Kristiano Ronaldo theksoi se nuk do te pranonte qe te firmoste nje kontrate te mundshme, nese do t'i kerkohej per te sjelle lojtaret me te mire te Barcelones, ne "Santigao Bernabeu". Ylli portugez i futbollit beson se grupi qe perben aktualisht "Los Merengues" eshte i kompletuar dhe nuk ka vend per lojtare te tjere nga kampi katalanas, perfshi ne kete mes edhe mesfushorin argjentinas, Lionel Mesi, kandidat per te fituar ne fund te vitit, "Topin e Arte". Reali i Madridit shpenzoi rreth 250 milione euro per te kompletuar ekipin me lojtare cilesore, me qellim qe te konkurroje ne kete edicion rivalen e saj Barcelonen, ndaj edhe Ronaldo flet me siguri se nje gje e tille do te realizohet. "Nuk kam frike prej Barcelones dhe e verteta eshte se ne deshirojme qe te fitojme kete beteje, per t'i mundur ata", - theksoi Kristiano Ronaldo. "Ne kemi nje skuader te madhe dhe nuk besoj se ka vend qe te firmose ndonje lojtar i Barcelones, per Realin e Madridit," - shton Ronaldo. Portugezi eshte duke u rikuperuar nga nje demtim qe pesoi ne gju dhe pritet qe te rikthehet shume shpejt ne formacionin baze. "Ne kete moment, personalisht ndihem me mire se kurre ndonjehere tjeter. Duhet te bej kujdes para se te kthehem dhe shpresoj se do te jem gati qe te luaj ndaj Milanit ne "Champions", nje jave me vone," - thekson lojtari, qe ka fituar ne fund te vitit te kaluar "Topin e Arte". "Jam duke bere diete per te qene sa me mire fizikisht. E di se nje lojtar profesionit duhet se pari, qe te kujdeset per te qene ne kushte shume te mira fizike", - shprehet portugezi i Merengesve. "Nese nje lojtar nuk eshte ne kushtet e duhura fizike, kjo ndodh sepse ai nuk ka punuar ose nuk ka respekt per punen", - perfundon Kristiano Ronaldo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›