E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo shënoi golin e 100-të për Realin

Ronaldo e ka shënuar golin e tij julibar të 100-të në fanellën e Real Madridit, ndodhi kjo në fitoren prej 2-0 të madrilenëve në transfertë te Lyoni.

Portugezi realizoi dy gola në sfidën ndaj francezëve, një eurogol nga gjuajtja e lirë dhe një penalti, për kualifikimin e Realit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

CR7 ka shënuar 76 gola në La Liga, 7 në Copa del Rey, 16 në Ligën e Kampionëve dhe një gol në Superkupën e Spanjës.

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo kaloi te Real Madridi në vitin 2009 dhe përgjatë tre sezoneve arriti të fitojë vetëm Copa del Rey me klubin mbretëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›