Ferguson: Rooney më i miri në mesfushë

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i kënaqur me paraqitjen e Wayne Rooneyt në mesfushë në fitoren e Ligës së Kampionëve ndaj Otelul Galati.
“Mendoj se ai ishte lojtari ynë më i mirë ai tregoi një vetëdijesim të madh për atë rol. Përzgjedhja e tij e pasimeve në momente të caktuara ishte shumë e mirë dhe ai tregoi një energji dhe vendosmëri të madhe,ne vërtet nxorëm një performancë të mirë nga ai sonte”.
“Ne kishim dëmtime dhe kjo ishte arsyeja se pse e luajtëm në atë pozicion. Cleverley është i dëmtuar, Carrick po ashtu, Darren Fletcher luajti të shtunën, por ishte më mirë që ai të luajë shtunën e ardhshme”, ka thënë Ferguson.