E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi fiton, pranë kualifikimit

Interi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Lille në Giuseppe Meazza me rezultat 2-1, duke paralajmëruar kështu të gjithë për dalje nga kriza.

Interi e dominoi sfidën e zhvilluar në Meazza, ku u shënuan plot tre gola.

Pas 19 minutash lojë Samuel e kaloi në epërsi Interin me golin e shënuar me kokë pas harkimit nga këndi nga Wesley Sneijder.

Në pjesën e dytë u finalizua fitorja me golin e shënuar nga Diego "El Principe" Milito (65’), i cili realizoi nga afërsia pas pasimit të ardhur nga Javier Zanetti që depërtoi si një 19 vjeçar në mbrojtjen e francezëve.

Tulio De Melo realizoi për 2-1 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi, teksa në anën tjetër Trabzonspor dhe CSKA Moska kanë barazuar pa gola.

Situata në Grupin B është e qartë. Interi ka 9 pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Trabzonspor dhe CSKA Moska kanë nga 5 pikë. Lille është në pozitën e fundit me vetëm dy pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›