E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana Open, trofeu shkon per kosovarin Banjska

Tenisti kosovar me nenshtetesi gjermane, Hyda Banjska ka mundur ne finale ne dy sete rivalin e tij Bajraliu.

Hyda Banjska eshte fituesi i edicionit te 12-te turneut te tenisit “Tirana Open”. Tenisti kosovar me nenshtetesi gjermane, Hyda Banjska ka mundur ne finale ne dy sete rivalin e tij Bajraliu.

Banjska ka treguar klasin e tij ne serine e pare duke e fituar ate 6-2 pasi nuk hasi ne shume rezistence nga Granit Bajraliu. Ne setin tjeter u pa serish nje loje e mire e kosovarit me nenshtetesi gjermane qe mbylli krejt takimin pas fitores 6-3 ne intervalin e dyte. Kupa dhe ceku per fituesin e 12-te te “Tirana Open” u dha nga presidenti i Federates se Tenisit ne prani dhe te disa personaliteve te ketij sporti.

Ne kete turne moren pjese rreth 40 teniste nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Gjermania, te cilet prej 4 ditesh garuan per trofeun final qe kete vit shkoi per Hyda Banjsken, i cili ne karriere ka dhe disa kupa nderkombetare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›