Ronaldo shkëmben golat për tituj

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është i përgatitur të sakrifikojë golat e tij në shkëmbim me më tepër tituj, sezonin e ardhshëm. Edhe pse fitoi Copa del Rey, duke mposhtur Barcelonën, sezoni i Real Madridit konsiderohet si dëshpërim, pasi gjiganti katalan triumfoi në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
Ronaldo, i cili realizoi 53 gola në të gjitha garat për Realin më 2010-2011, pranoi se do t’i sakrifikonte golat e tij në shkëmbim me sukses më të madh të ekipit.
“Do të preferoja të mos shënoja aq shumë gola dhe të fitoj më tepër tituj”, tha Ronaldo për Marca pas fitores së Portugalisë 1-0, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2012, kundër Norvegjisë. Një seksion i tifozëve në stadiumin Estadio da Luz vërshëlleu ekipin, pavarësisht fitores me rezultat minimal kundër skuadrës skandinave, por zhurma nuk i pengon Ronaldos.
“Nuk dëgjoj asgjë. Jam i kënaqur me rezultatin. Ardhja e Paulo Bentos ka përmirësuar ekipin që tani është solid, më i pjekur dhe për këtë jemi lider të grupit”, përfundoi ai. Portugalia, Danimarka dhe Norvegjia kanë nga 10 pikë në Grupin H, por ekipi i Bentos kryeson në bazë të golaverazhit më të mirë.