E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe tri vjet në Milan

Nga Express më 05 qershor 2011 në ora 22:49

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç ka mohuar spekulimet rreth transferimit të tij në Real Madrid, duke theksuar se do të mbetet në Milan edhe për tri vjet.

E përditshmja spanjolle, El Mundo Deportivo kishte sugjeruar se Ibrahimoviç mund të ribashkohet në Madrid me ish-trajnerin e Interit, Jose Mourinho. Por, ai mohoi mundësinë e largimit nga Milani.

“Nuk është e vërtetë. Dua të mbetem në Milan edhe për tri vjet të tjera. Jam i lumtur këtu”, tha Ibrahimoviç për mediet suedeze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›