Meireles Ne si elsi

Ata i shpëtuan puthjes së vdekjes, duke lënë viktima të saj Danimarkën dhe Holandën. Portugezët janë në çerekfinale të kampionatit europian të futbollit ku do të ndeshen me Çekinë dhe mesfushori i tyre, Raul Meireles, thotë se ekziston një shembull që ai e njeh shumë mirë dhe që mund të shfrytëzohet nga “luzitanët”.
“Kur erdhëm në këtë turne, askush nuk na cilësoi favoritë, pak a shumë po ashtu si Çelsi, ku askush nuk tha se ishim favoritë. Ne duhet të përballemi me realitetin dhe e dimë se do të jetë shumë e vështirë. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Shembulli më i mirë ishte ai i Çelsit në Champions. Deri tek ndeshja e radhës kemi pak kohë dhe nëse do ta menaxhojmë situatën si tek Çelsi, do ta realizojmë ëndrrën tonë”.
Si Çelsi apo jo si Çelsi, rëndësi ka fitorja ndaj Çekisë. Meireles sheh në horizont gjysmëfinalen.
“Ndihemi shumë mirë pas ndeshjeve në grupe, ndaj do të përpiqemi të vazhdojmë kështu. Pra, të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivat, që do të thotë të dalim në gjysmëfinale”.
Pavarësisht se doli e dyta në grup, sërish Portugalia besohet se do të jetë favorite ndaj Çekisë.