E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia gjen Italinë, Franca shkundet nga Suedia, por në çerekfinale e pret Spanja

GRUPI D

ANGLI UKRAINE 1-0

SUEDI FRANCE 2-0

1. ANGLI 3 2 1 0 5:3 7    
2. FRANCE 3 1 1 1 3:3 4    
3. Ukraine 3 1 0 2 2:4 3    
4. Suedi 3 1 0 2 5:5 3  

ANGLI UKRAINE  1-0
Shenues: Rooney 48
Anglia (4-4-2):
 Hart; Johnson, Terry, Lescott, Cole; Milner (Walcott 59), Gerrard, Parker, Young; Rooney (Oxlade-Chamberlain 87), Welbeck (Carroll 82). Trajner: Hodgson
Ukraina (4-3-1-2): Pyatov; Gusev, Rakitskiy, Khacheridi, Selin; Yarmolenko, Tymoshchuk, Konoplyanka; Garmash (Nazarenko 78); Milevskiy (Butko 77), Devic (Shevchenko 59). Trajner: Blokhin
Gjyqtare:Kassai (Hungari)
Kartone te verdhe: Gerrard, Cole (I); Tymoshchuk, Rakitskiy, Shevchenko (U)

Grupi D është mbyllur me ndeshje disi të çuditshme, por që nuk kanë ndikuar në kualifikimin e skuadrave pretendente. Anglia pragmatiste ka mposhtur 1-0 organizatorët e Ukrainës, ku golin e vetëm e ka shënuar sulmuesi Uejn Runi, që i kthehet te tre luanët pas një penalizmi. Pjesa e parë mbyllet 0-0, por në minutën e tretë të pjesës së dytë ukrainasit gabojnë rëndë në mbrojtje duke i dhen mundësi Runit që me lehtësi të shënojë. Anglia në këtë takim ka pasur edhe ndihmën e gjykimit, pasi atë që iu mohua në botërorin e fundit ndaj Argjentinës, iu dhurua ndaj Ukrainës. Në botëror Lampard shënoi një gol ndaj Argjentinës, por ndonëse topi kaloi vijën fatale, goli nuk u konsiderua i rregullt. Këtë gjë e ka vuajtur sonte Ukraina, pasi në minutën e 63-të  Deviç shënoi, por e habitshme ishte se si gjyqtari pas porte nuk e vuri re që topi e kishte kaluar vijën e bardhë. Gjithsesi e rëndësishme për Anglinë ishte tripikëshi, i cili e rëndit në vendin e parë në grupin D me 7 pikë dhe në çerekfinale të besuarit e trajnerit Roi Hodgson do të jenë përballë Italisë së Prandelit

Suedi-France 2-0
Golat: Ibrahimovic 54, Larsson 90+1 
Suedia (4-2-3-1):
 Isaksson; Granqvist, Mellberg, J.Olsson, M.Olsson; Svensson (Holmen 78), Kallstrom; Larsson; Toivonen (Wernbloom 78), Bajrami (Wilhelmsson 46); Ibrahimovic. Trajner: Hamren.
Franca (4-2-3-1): Lloris; Debuchy, Rami, Mexes, Clichy; Diarra, MVila (Giroud 83) ; Ben Arfa (Malouda 59), Nasri (Menez 77), Ribery; Benzema. Trajner: Blank
Gjyqtare: Proença (Poprtugali)
Kartone te verdhe: Svensson, Holmen (S), Mexes (F)

Franca është kualifikuar, por ndaj Suedisë është parë ajo Franca e paparashikueshme, që ia bën gjëmën vetes në çdo moment. Franca e kishte marrë lehtë Suedinë, e cila në fund i tregoi vendin duke e mundur 2-0. Franca arrin të kalojë në çerekfinale kjo edhe për meritë të Anglisë që mundi Ukrainën. Në çerekfinale Franca do të jetë përballë kampionëve në fuqi të Spanjës. Suedia ndonëse kishte pësuar dy humbje, ndoshta të pa merituara në dy ndeshjet e para në grup, i bën një mbyllje dinjitoze EURO 2012 duke shkundur Francën. Në minutën e 54-t Zlatan Ibrahimoviç shënon një supergol,mbase më i bukuri i kësaj veprimtarie. Në minutën e 90-të Larson shënon golin e dytë dhe gjithçka mbyllet 2-0 për suedezët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›