Gjermania Lev anashkalon politiken Thjesht sfide futbolli

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv nuk ka pranuar që të përfshihet në diskutimet politike që kanë rrethuar sfidën çerekfinale të skuadrës së tij kundër Greqisë në Euro 2012. Drejtuesi i stolit të “panzerave” ka deklaruar se kjo është thjesht një ndeshje futbolli.
Dueli është trumbetuar nga mediat si përballja e dy vendeve që kanë përplasje politike, ku vendi në krizë të thellë ekonomike do të ketë si kundërshtar shtetin e pasur, e që i bën presion politikës për reforma sa më të shpejta.
“Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ne kemi marrëdhënie të mira, por edhe një marrëveshje: ajo nuk më këshillon për formacionin titullar dhe unë nuk e këshilloj për deklaratat politike. Kundër Greqisë na pret thjesht një sfidë çerekfinale dhe asgjë më tepër”.
Më tej, Lëv ka folur edhe për diskutimet e shumta përsa i takon lojtarëve që aktivizohen në repartin ofensiv.
“Është folur shumë për faktin se cili do të luajë. Nëse një sulmues shënon golin e fitores në një takim, jo domosdoshmërisht ai do të realizojë edhe në ndeshjen pasardhëse. Deri më tani, vendimet e marra kanë qenë të drejta, megjithatë nuk do të hezitoj që të bëj zgjedhje të ndryshme, sepse e kam të qartë që kam në dispozicion lojtarë shumë të mirë”.
Ndërkohë, mbrojtësi Holger Badshtuber pret një ndeshje të vështirë përballë Greqisë.
“Sfida me Greqinë nuk do të jetë e thjeshtë. Ata janë një kundërshtar që të krijon telashe, mbrohen mirë dhe kundërsulmojnë rrezikshëm. Duhet të jemi të përqendruar dhe të mos e marrim lehtë këtë sfidë, duke menduar se ata Greqia është një skuadër e vogël”.
Gjermania vazhdon përgatitjet për ndeshjen e 22 qershorit, ndërsa në stërvitje munguan Mesut Ozil, Bastian Shvajn-shtajger e Lars Bender, që po rikuperohen nga lëndime të vogla.