E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani-Greqi Politike apo jo

Në Greqi ka zgjedhje, në Gjermani ka pritje se çfarë do të bëhet me euron dhe planin e shpëtimit, por në Euro 2012 ka një përballje. Skuadra kombëtare e futbollit e Greqisë do të luajë në çerekfinale ndaj Gjermanisë, një ndeshje futbolli, por që fare lehtë mund të ngatërrohet për diçka tjetër. Besohet se kapiteni që do të mungojë, Karagunis, ka thënë se do t’i kthejmë borxhin Gjermanisë, por për Jorgos Samarasin, gjithçka është më e thjeshtë.
“Nuk mund të krahasohet futbolli me politikën, kjo është shumë e thjeshtë. Nuk mund të bëhet ky krahasim. Bëhet fjalë vetëm për një ndeshje futbolli, duhet të luajmë dhe të kënaqemi sepse ne e dashurojmë futbollin. Nuk bëhet fjalë të luajmë për veten, madje as për ekipin. Ne luajmë për gjithë vendin tonë, për 11 milionë njerëz atje në Greqi. Duam t’u japim arsye për të festuar dhe për fat të mirë e bëmë këtë ndaj Rusisë”.

Për mbrojtësin grek të Shalkes, Qiriakos Papadhopulos, është mirë që disa lojtarë të Greqisë luajnë në Gjermani.
“Natyrisht është një ndeshje e veçantë sepse do të kem përballë lojtarë që i njoh. Kam luajtur për Shalken në Bundesligë, por kjo nuk vlen tani, pasi unë do të jap 100 për qind për të marrë fitoren. Padyshim që është e rëndësishme që lojtarë grekë kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë në Bundesligë, pasi e njohin lojën e gjermanëve. Kjo mund të na ndihmojë për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale”.

Grekët shpresojnë ta ruajnë dhe ta forcojnë shpirtin e tyre kolektiv. Ndryshe, s’do të kenë shanse ndaj Gjermanisë së madhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›