E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiorentina mendon për Allegrin

Fiorentina ka veçuar trajnerin e Cagliarit, Massimiliano Allegri, si kandidatin kryesor për Cesare Prandellin, nëse ky i fundit largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Prandelli besohet se do të braktisë Fiorentinën gjatë verës, ndërsa kërkohet nga Juventus.

Radio Blu ka njoftuar të premten se presidenti i Cagliarit, Massimo Cellino, tashmë është njoftuar për interesimin e Fiorentinës për Allegrin, i cili është zgjedhur trajneri më i mirë në Serie A për sezonin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›