E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, ëndërr për Marcelon

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo ka përshkruar aventurën e tij të deritashme në klub si një “ëndërr”.

Braziliani është titullar në formacionin bazë të Jose Mourinhos dhe është shprehur jashtëzakonisht i lumtur në Santiago Bernabeu.

“Kam mësuar shumë këtu. Ishte një ëndërr nga momenti i parë kur kam veshur fanellën e Realit. Shumë futbollistë duan të jenë pjesë e këtij klubi dhe jam krenar me këtë fanellë. Dua të gëzojë tifozët” tha Marcelo për uebfaqen zyrtare të Real Madridin në ditën e pesë vjetorit të tij në klub.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›