Rooney synon rekordin e Ronaldos

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney mund ta thyejë rekordin e ish bashkëlojtarit të tij Cristiano Ronaldo prej 42 golave në një sezon, sipas dy kolegëve të tij nga Old Trafford. Rooney shënoi golin e tij të 30-të këtë sezon me dy shënime në fitoren e thellë 4-0 ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve.
24 vjeçari ka kaluar sezonin e tij më të mirë prej 23 golave më 2006-07 dhe nëntë ndeshje para fundit të sezonit në Premierligë, si dhe së paku dy përballjeve në Evropë. Darren Fletcher dhe Garry Neville pajtohen me menaxherin Sir Alex Ferguson se Rooney mund të kalojë rekordin e Ronaldos nga sezoni 2007-08.
“Nëse ai vazhdon në këtë mënyrë, atëherë sigurisht se do ta tejkalojë Ronaldon”, tha Fletcher i cili shtoi: “Nuk mendoj se Wayne është futbollist i cili lejon kalimin e një mundësie të tillë, ai do të vazhdojë përpara”.
Kapiteni i Manchester Unitedit, Gary Neville u shpreh: “Shpresoj që ai të shënojë në çdo ndeshje deri në fund të sezonit, por më me rëndësi është të shënojë gola vendimtarë që na mundësojnë të fitojmë ndeshjet. Paraqitjet e tij dhe golat këtë sezon kanë qenë të shkëlqyeshme për ne. Ai është optimist dhe vazhdon të shënojë gola”.